Rreth 1 mijë e 500 serb të shpërngulur nga Kosova por edhe nga Kroacia dhe pjesët e tjera të Serbisë, do të akomodohen në komunën e Mitrovicës veriore fare pranë lagjes “Kroi i Vitakut”, raporton Insajderi.
Një projekt i tillë është bërë publik nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe se sipas tyre ky proces i kthimit të serbëve në Mitrovicë është një nga investimet më të rëndësishme të Serbisë për serbët në Kosovë, përcjell Mitrovica Toppres.
Në këtë lokacion që ka sipërfaqe prej 24 hektarë tokë parashihet të ndërtohet lagjja e quajtur “Lugina e Diellit”.
Kjo pjesë qeveriset nga institucionet e Serbisë dhe që vetën e konsiderojnë pjesë të Republikës Serbe.