“Serbia po e sulmon Policinë, gazetarët Sveçlën”, flet Feraj nga Tirana - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    “Serbia po e sulmon Policinë, gazetarët Sveçlën”, flet Feraj nga Tirana

    Insajderi
    16 April 2022 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtari i VV-së në Tiranë, Hysamedin Feraj, ka thënë se pas sulmit të Serbisë mbi policinë e Kosovës, mediat po e sulmojnë ministrin Sveçla, transmeton Insajderi.

    Pasi ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në konferencën e djeshme refuzoi të përgjigjet në pyetjen e gazetarës duke e quajtur “budallallëk” parashtrimin e pyetjes, Feraj ka thënë se mediat po e sulmojnë verbalisht ministrin që drejton policinë.

    Ai ka shkruar në Facebook se është koinçidencë që pas sulmit të Serbisë me armë ndaj policisë media po e sulmon verbalisht ministrin Sveçla.

    “Çfarë koincidence! Serbia e sulmon me armë policinë e Kosovës. Pak mbas saj, opozita dhe media e dirigjuar prej saj e sulojmë verbalisht ministrin që drejton policinë.Sigurisht, pa koordinim me Serbinë”, ka shkruar Feraj.

    Lidhur me deklaratën e ministrit Sveçla në konferencë, ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke e quajtur të papranueshme gjuhën e ministrit ndaj gazetares.

    Për më tepër, AGK thekson se ndaj gazetares në fjalë, është organizuar edhe një varg linçimesh, si rezultat i sjelljes së ministrit Sveçla në konferencë.

    “Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në një konferencë shtypi sot i ka quajtur “budallallëqe” pyetjet e gazetares, Besarta Hoti, të portalit “Periskopi”.Gazetarja Hoti e ka pyetur ministrin për punësimin e motrës së tij, në Ministrinë e Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, në një konferencë shtypi.Sjellja e ministrit Sveçla është joprofesionale për postin që mbanë dhe gjithashtu ka konotacione seksiste. Përgjigja e tij ka nxitur një varg reagimesh linçuese online që e kanë targetuar gazetaren.AGK-ja konsideron se gazetarët janë të lirë të pyesin çdo lloj pyetje në interes publik, pavarësisht temës qendrore të konferencës. Për më tepër, MPB-ja sikurse ministri të tjera të qeverisë nuk kthejnë përgjigje shumicën e kohës në pyetjet e mediave”, thuhet në reagimin e AGK-së.

    Në anën tjetër, Departamenti i Shtetit në raportin e publikuar për Kosovën për vitin 2021 kanë dhënë vërejtje serioze sa i përket çështjes së të drejtave të njeriut, lirisë së mediave dhe mosqëndrueshmërisë se qeverisë në synimin për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    Siç thuhet në raport, bazuar në burime të besueshme, bëhet fjalë për kufizime serioze në lirinë e shprehjes dhe medias, përfshirë dhunën apo edhe kërcënimet ndaj gazetarëve.

    Në raport thuhet se pavarësisht faktit se qeveria ka respektuar në përgjithësi të drejtën e medias për të qenë e lirë, nga raporte të besueshme thuhet se zyrtarë publikë, politikanë, biznese dhe grupe fetare janë përpjekur të frikësojnë përfaqësuesit e mediave.

    “Kushtetuta dhe ligji parashikojnë lirinë e shprehjes, duke përfshirë shtypin dhe mediat e tjera. Ndërsa qeveria në përgjithësi e respektoi këtë të drejtë, raporte të  besueshme tregojnë se disa zyrtarë publikë, politikanë, biznese dhe grupe fetare u përpoqën të frikësonin përfaqësuesit e medias. Problemet e financimit gjithashtu minuan pavarësinë e medias. Gazetarët hasën në vështirësi në marrjen e informacionit nga qeveria dhe institucionet publike, pavarësisht nga ligjet që ofrojnë akses në dokumente publike. Komisioni i Pavarur për Media rregullon frekuencat e transmetimit, lëshon licenca për transmetuesit publikë dhe privatë dhe përcakton politikat e transmetimit”, thuhet në raport.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    03 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark