Ka përfunduar me epërsinë e Serbisë pjesa e parë e ndeshjes kundër Zvicrës.
Golin e vetëm në këtë 45 minutësh e shënoi Milenkoviq gjatë një tollovie të krijuar në zonë në minutën e 45-të të takimit.
I vetmi rast i mirë për zviceranët ishte ai i Embolos, i cili brenda zonës nuk arriti që ta çonte topin në rrjetë.
Ndërsa, në tribuna, serbët bënë thirrje raciste si “Kosova është Serbi”.