
Qeveria serbe shpalli gjendje të jashtëzakonshme të enjten mes frikës së përmbytjeve që mund të detyrojnë mijëra qytetar të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi reshjet pritet të vazhdojnë edhe gjatë natës.
Autoritetet evokuan rreth 120 njerëz në jugperëndim të Serbisë në fillim të kësaj jave, pasi lumenjtë e tejmbushur dolën nga shtrati i tyre, duke përmbytur qindra shtëpi.
Në një deklaratë pë medie, qeveria serbe tregoi se ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme “si masë parandaluese për të lehtësuar dhe përshpejtuar veprimet e të gjitha organeve shtetërore”, me qëllim të mbrojtjes së jetës së njerëzve, të pronës dhe zvogëlimin e efekteve të përmbytjes.
Në vitin 2014 po ashtu reshjet e mëdha të shiut në Serbi kishin bërë që lumenjtë të dilnin nga shtretërit e tyre duke vërshuar rrugët, urat dhe shtëpitë.
Më shumë se 50 persona humbën jetën, ndërsa dëmi i përgjithshëm u vlerësua në 1.5 miliard euro.
Por kritikët thanë se dëmi atëherë nuk do të ishte aq i madh në qoftë se qeveria e kryeministrit Aleksandar Vucic dhe shërbimet shtetërore do kishin reaguar në kohë ndaj paralajmërimeve të shirave të rrëmbyeshme nga meteorologët.
“Këtë herë ne kemi deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme shumë shpejtë”, tha Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, për B92.