×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia tregon “muskujt”, nxjerr tanket dhe avionët

    Insajderi
    21 September 2024 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Unë njoh 15 vende që së bashku kanë aq tanke sa ka ushtria jonë”. Këtë fjali përdori Presidenti Aleksandër Vuçiç për të glorifikuar forcën e ushtrisë së Serbisë, teksa i drejtohej të pranishmëve që ndoqën stërvitjen e quajtur “Flamuri 2024”, e cila po zhvillohet në Batajnicë me rastin e Ditës së Bashkimit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar.

    Dua të falënderoj të gjithë të ftuarit dhe të them se jam krenar për ushtrinë dhe gjithçka që kemi bërë. Edhe pse jam dikush që kritikon gjithmonë, është normale që të krenohem për shumë gjëra. Para dhjetë vitesh rroga e një ushtari ishte 330 euro, ndërsa sot është katër herë më e lartë. Sot kemi 4 herë e gjysmë më shumë dronë të shfaqur se herën e kaluar”, tha Vuçiq, raporton A2.

    Nga aeroporti ushtarak “Milenko Pavloviç”, ku u ekspozuan armatime dhe pajisje të shumta moderne ushtarake, Vuçiç gjeti momentin të mburrej për numrin e tankeve, duke thënë “jemi të parët ose të dytët në Evropë”.

    Unë njoh 15 vende që së bashku kanë aq tanke sa ne. Unë isha këtu në vitin 2013 dhe as që mund ta ëndërronim këtë. Askush nuk e tregoi HQ-17, kemi radarë të rinj… 50% e prodhimit është në Serbi, dhe kjo na bën një nga ushtritë më të armatosura në Evropë në raport me popullsinë”, deklaroi Vuçiç.

    Ndër të tjera në Batajnicë parakaluan pjesëtarë të Brigadës së 72-të të Operacioneve Speciale, Brigada 63 e Parashutistëve, departamenti ‘Cobra’, e po ashtu helikopterë luftarakë Mi-35, të njohur edhe si “tanket fluturuese”, por edhe avionët “MIG 29”. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark