Serbia vazhdon ta bllokojë prefiksin për Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia vazhdon ta bllokojë prefiksin për Kosovën

    Insajderi
    01 October 2016 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe pas tetë vitesh të pavarësimit të Kosovës nga Serbia, sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa, Serbia ende nuk i mundëson Kosovës dhënien e një prefiksi për komunikimin ndërkombëtar telefonik të vendit, transmeton DW.

    Edhe në bisedimet pesëditore që zhvillohen prej vitesh me ndërmjetësimin e BE-së, të dyja palët nuk kanë arritur të gjejnë një ujdi për këtë temë. Njoftimi mbështetet edhe nga mediat vendase në Kosovë e Serbi.

    Megjithëse qe rënë dakord që para një viti, bisedimet kanë dështuar për shkak të grindjes për pronësinë e Telekomit.

    Sipas dpa-së, për shkak se nuk ka përparime në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të dukshme si në drejtim të marrëveshjeve për telefoninë ashtu edhe të grindjes për furnizimin me energji, si Berlini edhe Londra bllokojnë afrimin e mëtejshëm të Serbisë me BE.

    Gjermania e Britania e Madhe kanë penguar këtë javë hapjen e tre kapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit, ka njoftuar edhe gazeta serbe, “Novosti” të shtunën. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark