Serbisë do duhej privuar sovranitetin shtetror deri në disiplinimin e saj - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Serbisë do duhej privuar sovranitetin shtetror deri në disiplinimin e saj

    Insajderi
    08 February 2021 - 14:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruan: Armend Halimi

    Si pasoj e politikës të Gjermanisë përgjat viteve 1933-45, si përgjegjëse për luftrat ndaj kombëve të tjera, ky vend u trajtua me kujdes nga bashkësia ndërkombëtare.

    Të gjitha shtetet thuajse, përjashtimisht ato me sistem fashist, ishin një karshi këtij regjimi, si dhe një goje për tretmanin që duhej të kishte shtet pas rëniës së regjimit.

    Në këtë drejtim, sa do që me rënien e pushtetit u ndeshen interesat e fuqive të mëdha të asaj kohe, një gjë ishte e kjart, se Gjermania si shtet deri në menaxhimin e saj vetanak do duhej kohë, përkatësisht ndrrim mendësie në popull e politikë. Andaj, për këtë qëllim, deri vonë kishte frikë ndaj “ringjalljës” së mendësisë së kaluar, gjë që bëri gradualisht t’i besohet pushtetit, gjithëherë nënmbikqyrjen e perendimit, përkatësisht Amerikës.

    Edhe pse sot me plotë të drejt Gjermania mund të konsiderohet si vend model i demokracisë dhe zhvillimit evropian, Amerika sot e asaj dite ka bazat e veta ushtarake në Gjermani, ndoshta jo vetëm për arsyet e së kalurës të kësaj të fundit, por më tepër të krijimit të aleatit më të madh pas Kanda-së e Britanisë për ruajtjen e sigurisë euroatlantike, krejt kjo falë një kujdesi të shtuar që pat perendimi deri në krijimin e një Gjermanie të tillë.

    Edhe pse shumë vite pas këtij rasti historik, fatkeqësisht njësoj në Ballkan një shtet tjetër (me shtrirje territorial të pamerituar), siq është Serbia tregon apetitin e agresorit ndaj vendeve për rreth. Ky vend botën, e më së paku Evropën e kthehu për dedakada pas për nga historia e trisht. Fushatën okupuese, detyruese, shtërnugese e gjenocidiale ndaj popujëve tjerë e filloj me Sllovenin, Kroacinë, Bosnjën e përfundoj me Kosovën.

    Botrisht ishte e kjart përgjegjësia dhe faj i saj për luftrat që i shkaktonte, duke lën pas gjurmë të krimeve kundër njerëzimit e gjonocidit, që historia botrore sa do e mbushur me luftra në të kaluarën, nuk ka regjistruar krime më të rënda. Për përgjegjësinë e saj fatkeqësisht u gjykua më tepër moralisht, sesa forcërisht sikurse meritojnë pushtetet fashiste e agresive.

    Mos ndëshkimi i saj si shtet (për veq gjykimeve indidviduale të personave të pushtetit), bëri që Serbia as për së afërmi të mos përmisohet. Ky shtet, ende është me mendësinë e politikës së para sa dekadave. Ka stagnuar në prosporitet politik.

    Sikur atëherë, edhe sot konsideron të drejtën e saj për aneksime të territoreve të vendeve për rreth. Ndaj kësaj dëshire të smurë, mjetin e parë në dispozicion që proklamon e ka forcën, agresivitetin ushtarak. Deklartat e politikës shtetrore serbe janë të përditshëme me kërcënime. Politika e saj destruktive lë nënhije kërkim faljen ndaj vendeve që i mbajti nënpushtim.

    Andaj, për gjitha këto arsye, shteti serb do duhej trajtohej si vend i papërgjegjshëm dhe i paaftë institucionalisht, përkatësisht i padisiplinuar, gjë që nevoja për një mbikqyrje ndërkombëtare të saj, duke i privuar disa të drejta, në veçanti të pasjës së ushtrisë dhe armatimit aktual, është e padiskutushëme.

    E gjithë ky tretman do duhej vazhdoj varësisht avancimit të këtij vendi në kultivimin e demokracisë dhe bashkëpunimit, që me gjasë do përfshinte një periudhë hiq më pak se  dy a tri dekada.

    (autori është magjistër i studimeve të sigurisë)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark