Serbisë i pengon billbordi që kujton krimet serbe në Mushtisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbisë i pengon billbordi që kujton krimet serbe në Mushtisht

    Insajderi
    21 August 2016 - 23:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një pankartë e vendosur në fshatin Mushtisht të Suharekës, është bërë pengesë për zyrtarët serb në Kosovë, duke e cilësuar si provokim.

    E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, me anë të një komunikate ka kërkuar nga institucionet që i quan të përkohshme, që “urgjentisht ta heq bilbordin e vendosur në Mushtisht të Suharekës ,i cili drejtpërdrejt përhap urrejtje ndër etnike dhe i frikëson serbët që kanë shprehur gatishmëri të kthehen në këtë fshat”, transmeton agjencia e lajmeve Tanjug.

    Në këtë pankartë ka fotografi të të masakruarve, viktima shqiptare të regjimit serb. Në të shkruan: “Kjo është ajo çka lanë pas vetes kur u larguan nga Mushtishti serbët lokalë”.

    Ndërsa, e ashtuquajtura Zyrë e Kosovës në Qeverinë e Serbisë e cila Kosovën e quan “Kosovë dhe Metohi”, shpreson se “institucionet e përkohshme të Kosovës”, siç i quan organet e këtij shteti, do të marrin të gjitha masat që më 28 gusht t’u sigurojnë serbëve shënimin e një feste fetare!/Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark