Seremb Gjergji zyrtarisht ka shpallur kandidaturën e tij për president të Kosovës. Por, për t’u zyrtarizuar si kandidat, ai i është drejtuar grupeve parlamentare me kërkesën për ta përkrahur me nënshkrime në mënyrë që t’i futet garës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjergji ka njoftuar se për aplikimin e tij për t’u bërë i pari i vendit e ka informuar edhe Kadri Veselin, Kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Gjergji ka thënë se ai është alternativa më e mirë “të cilën po e kërkojnë deputetët dhe qytetarët e Kosovës.”
“Zgjedhja ime President do të sjellë pajtim në tërë faktorin politik në Kosovë. Njëherësh, do ta përmirësoja dhe avancoja Imazhin e Kosovës” ka shkruar ai në Facebook.
Kjo nuk është hera e parë që Seremb Gjergji shpallë kandidaturën e tij për president të Kosovës. Të njejtën e kishte bërë edhe në nëntor të vitit 2011./Insajderi.com