Gjashtë persona janë arrestuar në Spanjë, Britani të Madhe dhe Gjermani nën akuzat për lidhje me grupin militant Shteti Islamik, si dhe detyrimin dhe radikalizimin e anëtarëve të mundshëm, njofton Ministria e Mbrojtjes e Spanjës.
Policia spanjolle në bashkëpunim me policinë në Gjermani dhe Britani, i kapen katër persona në Palma de Majorka, një në Britani dhe një në Gjermani, njofton kjo Ministri.
Të arrestuarit kishin prodhuar dhe shpërndarë video me përmbajtje të dhunshme dhe kishin organizuar takime javore të fshehta për të rekrutuar të rinj, të cilët më pas do t’i dërgonin në zonat e konfliktit për të luftuar.
Hetimi policor kishte filluar në vitin 2015 pasi që ishte zbuluar një ueb-faqe me një seri videosh që shfaqnin detyrimin, kapjen dhe dërgimin në Siri të të rinjve myslimanë të Spanjës./Express/