×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Seria elektrike BMW 1 arrin më 2021

    Insajderi
    08 October 2019 - 08:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ato do të përfshijnë nën ‘kapuç’ motor elektrikë dhe dizajni pritet të jetë saktësisht identik me serinë 1 tradicionale, transmeton KosovaPress.

    Për dallim nga Seria 1 me motorët me djegie të brendshme, hatchback-u elektrik nuk do të ketë një maskë të marrjes së ajrit dhe do të marrë ngjyra të gjalla.

    Modeli i ri do të zhvillohet falë një arkitekture fleksibël të kompanisë bavareze që mundëson elektrifikimin e të gjitha modeleve nga Seria 1 deri në X7 SUV.

    “Do të shihni veturat elektrike edhe në platformën e makinës me boshte të përparme. Klientët tanë do të kenë disa zgjedhje. Ata do të marrin gjithçka që dëshirojnë, një X3 hibrid, një seri elektrike 4. Ky është një hap i madh dhe një ndryshim i madh në strategjinë tonë”, tha kryeshefi i BMW-së, Robert Irlinger.

    Spekulohet se hatchback-u elektrik me bazë Serinë 1 do të mbajë shenjën i1 që do të jetë standard për modelet EV nga BMW.

    Megjithatë, një nga pionierët elektrikë bavarezë i3 nuk ka gjasa të mbajë pamjen e modelit aktual.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark