Seriali “Friends” dhe iluzioni i miqësive të përsosura - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Seriali “Friends” dhe iluzioni i miqësive të përsosura

    Insajderi
    01 June 2021 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga Cate Young

    Miqësitë që shohim tek seriali “Friends” janë të mrekullueshme. Gjashtë njerëz shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri në moshën e pjekurisë së tyre, me dëshira, qëllime, profesione dhe marrëdhënie të ndryshme, jetojmë me njëri-tjetrin.

    Sa herë që ata kanë nevojë për njëri-tjetrin, është gjithmonë dikush në dispozicion për t’i ndihmuar ose për t’i ngushëlluar. Pavarësisht nëse Monica e lejon Rachel të zhvendoset në apartamentin e saj në fillim të serialit, apo Phoebe që e nxit Ross të shkojë në aeroport për t’u përpjekur të fitojë zemrën e Rachel në fund të serialit, jetët e tyre janë aq shumë të ndërthurura më njëra-tjetrën sa që ata i përjetojnë së bashku të gjitha momentet kyçe të jetës së tyre.

    Monica, Rachel, Chandler, Ross, Phoebe dhe Joey jetojnë së bashku, e duan njëri-tjetrin, dhe në fund e gjejnë lumturitë e tyre tek njëri-tjetri. Por gënjeshtra mizore e “Friends”, që u shfaq sërish në“HBO Max” më27 maj për një ribashkim special, dhe shumë seriale të ngjashëm, tregojnë sesa larg këtij modeli janë shpesh miqësitë reale.

    Televizioni dhe filmat na kanë ofruar prej kohësh pritje jorealiste mbi marrëdhëniet romantike. Në aeroport ndodh rrallë ndonjë takim apo ribashkim çiftesh, dhe shanset që një keqkuptim ironik të çojë drejt gjetjes së dashurisë së jetës tënde janë shumë të pakta.

    Por më pak vëmendje i është kushtuar mënyrës sesi televizioni dhe filmat po diktojnë perceptimin tonë mbi miqësinë, në mënyra që nuk pasqyrojnë gjithnjë realitetin.

    Miqësitë moderne tek të rriturit nuk janë vetëm sfiduese për t’u ndërtuar dhe mbajtur.

    Por disa prova sugjerojnë se ato janë në rënie. 22 për qind e brezit të mijëvjeçarit, deklaroi në një sondazh të vitit 2019 nga YouGov se nuk kishin “miq”, krahasuar me 16 për qind të gjeneratës XX të fundit të shekullit të kaluar dhe 9 për qind të fëmijëve të vegjël.

    Arsyet mund të mbështeten tek një larmi faktorësh:amerikanët bëjnë sot një jetë gjithnjë e më shumë të ngarkuar, dhe ndërsa anëtarët e grupeve tona të miqve fokusohen tek karriera dhe marrëdhëniet, të ardhurat dhe oraret e tyre nisin të ndryshojnë.

    Njerëzit largohen diku tjetër për punë të reja, ose për të qenë më pranë familjes. Distanca dhe koha bëhen barriera në një mënyrë që nuk ishin të tilla kur ishin që gjithë ishin të rinj, beqarë dhe të përkushtuar ndaj grupi të tyre të miqve. Por këtë nuk do ta mësoni kurrë duke parë televizior.

    Nga “Friends” tek “Living Single”, nga “Grey’s Anatomy” tek “New Girl”, televizioni priret të ushqejë fantazinë se miqësitë e vërteta janë dhe duhet të jenë thellësisht të ngushta, por ato nuk kërkojnë ndonjë përpjekje reale për t’u ruajtur.

    Por kjo qasje përbën një ndryshim i madh nga mënyra se si ne e dimë se funksionojnë miqësitë në jetën tonë:si marrëdhënie kuptimplota, por ndonjëherë kalimtare që përfundimisht mund të shpërbëhen sepse nuk kemi gjuhën, skenarin apo pritshmërinë shoqërore mbi mënyrën e integrimit serioz të miqësive në jetën tonë si të rritur.

    Miqësitë e vërteta janë plot me konflikte, ndarje, xhelozi dhe pajtime. Ato janë marrëdhënie si çdo lloj raporti tjetër, që kalon nëpër momente të dhimbshme në rritje, dhe nganjëherë ftohen për shkak të stresit të vazhdueshëm. Por asgjë nga këto gjëra, nuk duket se përshkruhet ndonjëherë në një ekran televiziv.

    Për pasojë, ne kemi mbetur duke idealizuar marrëdhëniet që nuk do të ndodhnin jashtë kontekstit të televizionit. Për shembull, miqësitë televizive përshkruajnë rrallë miqësi që i mbijetojnë ndryshimeve të mëdha të jetës. Në këtë lloj bote virtuale, vendeve të punës, familjeve dhe fëmijëve, u jepet gjithnjë më shumë vlerë sesa miqësive që kanë ndërtuar personazhet e saj për vite me radhë.

    Por më tinëzare sesa portretizimi i një miqësie shumë të ngushtë, është mungesa e punës që duket se kërkon marrëdhënia e tyre. Mosmarrëveshjet dhe keq-komunikimet ndërmjet tyre zgjidhen shpejt brenda një periudhe prej një apo dy episodesh, dhe shumë pak vëmendje i kushtohet analizës së pabesive, reale ose të imagjinuara, që e kanë infektuar miqësinë e tyre. Zgjidhja e konfliktit është e panevojshme kur dashuria juaj për njëri-tjetrin tejkalon gjithçka. Ngadalë por me siguri, televizioni po e çimenton këtë hendek të dukshëm emocional me jetën reale.

    Marrë me shkurtime nga “Vox” – Bota.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Op-Ed
    16 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark