Përmes kësaj interviste të animuar mes një gazetari me Zotin, ky i fundit tregon qëndrimet e tij ndaj njerëzimit dhe ndaj të ashtuquajturve Shteti Islamik të cilët po kryejnë sulmet në emër të tij.
Gazetari: Përshëndetje, sot me mua në intervistë është i pranishëm Zoti
Zoti: Zoti bekon
Gazetari: Zoti e bekoftë Zotin
Gazetari: Zot, ju sot dëshironi të deklaroheni haptazi për çështje të caktuara, për çfarë çështje është fjala?
Zoti: Për gjithçka që ka ndodhur gjatë gjithë këtyre viteve jetesë të njerëzve – për të cilën po fajësohem unë – sulmet, sëmundjet, katastrofat natyrore, unë nuk kam të bëjë me asnjërën prej tyre.
Zoti: E vërteta qëndron se unë nuk kam menduar për Tokën që një kohë të gjatë.
Gazetari: Ju nuk keni menduar fare për neve?
Zoti: Dëgjo, unë e krijova Tokën 4.6 miliardë vite më parë dhe duhet ta dini se universi ka miliarda Toka të tjera. A mendoni ju për pikturën e parë që e keni krijuar gjatë kohës kur keni qenë në kopsht?
Gazetari: Jo
Zoti: Pikërisht, unë që atëherë merrem me gjëra të tjera, e çfarë dëgjoj tani nga ju? Zoti po na dënnon neve me Ebola, Zoti na ka dërguar një shenjë, bile disa njerëz edhe po vrasin në emrin tim, andaj edhe jam i detyruar të ju pyes, çfarë po ndodhë me juve njerëz?
Gazetari: Në rregull, por shumë njerëz në Tokë pyesin, nëse nuk ka Zot që na shikon, atëherë si po ndodhin tërmetet?
Zoti: Sepse pllakat tektonike të Tokës fërkohen mes vete… a nuk e keni pasur vëmendjen për këto gjëra gjatë studimeve në shkollë?
Gazetari: A dëshironi të bëni deklarim tani live?
Zoti: I dashur njerëzim, wazzap! Nuk do të flasë gjatë.
Lerëmni mua jashtë budallallëqeve të juaja. Nuk ju dua më shumë se krijesat e tjera. Mos bëni veprime në emrin tim, sepse nuk më duheni. Nuk më interesojnë emërimet e juaja që i bëni ndaj meje, Allah, Zot, Jehova… Dua t’ua bëjë me dije se unë nuk kam të bëjë me asnjë prej atyre sulmeve e me asnjë prej atyre sëmundjeve që i keni, e gjithashtu nuk kam të bëjë me përformancën e këngëtarit amerikan Kanye West “Bohemian Rapsody”. Gjithashtu mjaftë vrisni njerëz në emrin tim – nëse ka ndonjë njeri që nuk e kisha dashur të jetojë në Tokë, në radhë të parë nuk do ta kisha krijuar.
Gazetari: E logjikshme
Zoti: Edhe një gjë, nëse Donald Trump fiton zgjedhjet për president, do e hedh planetin e juaj në errësirë dhe do e bëj planetin Mars të madhërishëm.
Gazetari: Me gjasë ju keni hequr dorë nga njerëzimi? A është dikush që mund të ju zëvendësoj juve në këtë pozitë?
Zoti: Askush nuk më kujtohet tani
Gazetari: Vërtetë?
Zoti: Jessie J
Gazetari: Më falni, kush?
Zoti: E dua këngëtaren Jessie J. (e këndon këngën e saj “Bang Bang”)
Zoti: Ajo është e mahnitshme, thjeshtë e mahnitshme
Gazetari: Mendova më shumë për njerëzit si Nelson Mandela ose Nëna Terezë?
Zoti: Edhe ata janë të mirë, por Jessie J këndon shumë mirë ….
Shikoni videon për të parë intervistën me Zotin: