Sërish dështon të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sërish dështon të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

    Insajderi
    22 November 2021 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka dështuar të mbahet edhe sot mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se një përfaqësues i Listës Serbe dhe anëtarë të LDK-së e PDK-së nuk morën pjesë në mbledhje.

    “Sot kryetari i Kuvendit konform të drejtave, caktoi seancën plenare me 25 nëntor në ora 10:00. Nga agjenda, pika me peshë është shqyrtimi i projektbuxhetit për vitin 2022, që pritet të jetë në trajtim në seancën e radhës”, tha Kusari-Lila.

    Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se LVV-ja e ka shumicën dhe nuk mund ta fajësojë opozitën për mosfunksionimin e Kryesisë së Kuvendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark