×
  • Lajme
  • Lajme

    Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë

    Insajderi
    22 November 2024 - 13:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në seancën e Kuvendit Komunal të premten.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nuk ishte prezent në seancën e jashtëzakonshme për buxhet, të cilin e thirri vetë.

    Prezent nuk ishte as në seancën e paraprake të rregullt, ku pikë e rendit të ditës ishte buxheti.

    Opozita disa herë kërkoi të di pse kryetari nuk ishte prezent, e për këtë nuk dhanë përgjigje dy nënkryetarët, Alban Zogaj dhe Jehona Lushaku, të cilët ishin brenda në sallë, por qëndruan të heshtur.

    Në këtë mënyrë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kundërshtuan të qëndrojnë në sallë për ta votuar buxhetin, “kur në seancën e jashtëzakonshme mungon kryetari, i cili vetë e ka thirr seancën”.

    Pas asamblistët e VV-së dhe PDK-së lëshuan sallën, vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme u pamundësua shkaku i mungesës së kuorumit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark