Ligjëruesi i politikave të BE’së në Paris dhe mbështetësi i Lëvizjes Vetëvendosje , Nezir Kraki, dje nxiti reagime pasi e ka quajtur veten “baba” në një debat.
“Unë jam baba për analiza me të kallxu drejt, jam qeky verzion origjinal“, ishte shprehur ai.
Por, Kraki si duket nuk i ka rënë pishman për deklaratën e tij. Ai edhe sot ka eskaluar tashmë duke e cilësuar veten si “nana”
“Gjatë një intervistë kam thënë që jam baba, dua të kërkoj ndjesë se jam edhe nana. I kam 10 vite që shkruaj për ndodhitë politike. Këto vite nuk e kam ndryshuar asnjëherë qëndrimin, jam origjinal. Nuk është zor me kanë baba i analizave. Jam totalisht i lirë”, tha ai.