Sërish protesta kundër policisë në Amerikë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sërish protesta kundër policisë në Amerikë

    Insajderi
    04 February 2016 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shfajësimi i policisë së Los Angelesit në SHBA lidhur me vrasjen e një personi të paarmatosur ka ngjallur protesta të një grupi të cilët e kundërshtojnë këtë vendim me arsyetimin se të paktën do të duhej që ta publikonin edhe video regjistrimin e kësaj ngjarjeje.

    Oficerët e policisë u shfajësuan pas hapjes së zjarrit në drejtim të një personi të paarmatosur vitin e kaluar dhe këtë e ka konfirmuar edhe Komisioni i Policisë së Los Angelesit.

    Personi që kishte mbetur i vrarë është Charly Keunang, një emigrant 43 vjeçar nga Kameruni i cili jetonte në Los Angeles. Ai u qëllua gjashtë herë nga policët, raporton Business Insider.

    Ndërkaq Komisioni i Policisë ka vendosur se oficerët nuk kanë shkelur ligjin dhe se kanë vepruar në mënyrën e  duhur, pasi që sipas tyre viktima kishte tentuar që t’ia marrë armën njërit prej oficerëve të policisë.

    Në anën tjetër, protestuesit po kërkojnë që të paktën të publikohet videoja në mënyrë që ta shohin edhe ata nëse viktima ka bërë një gjë të tillë, shkruan Insajderi.

    “Refuzimi i policisë së Los Angelesit për ta publikuar këtë video bën që të dyshohet se kanë diçka për të fshehur. Nëse videoja tregon se polici ka vepruar në mënyrën e duhur ata duhet ta publikojnë”, ka thënë Peter Bibring, drejtori i praktikave të policisë në “American Civil Liberties Union of Southern California”.

    Ndërsa protestat kanë vazhduar me aksione simbolike të një grupi të njerëzve, të cilët mbanin edhe mbishkrime me emrin e Keunang dhe “Nuk mund të na vritni të gjithëve”.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark