Sërish protesta kundër Putinit, 1 mijë vetë në shesh – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sërish protesta kundër Putinit, 1 mijë vetë në shesh

    Insajderi
    07 May 2017 - 08:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 1 mijë persona kanë marrë pjesë në manifestimin opozitar të zhvilluar në qendër të Moskës kundër mandatit të radhës presidencial të Vladimir Putin.

    Manifestimi, i shoqëruar me parullën “Për Rusinë, kundër veprimeve arbitrare dhe hakmarrjeve”, është zhvilluar në sheshin Sakharov.

    Gjatë zhvillimit të tubimit nuk kanë munguar thirrjet “Rusia pa Putin”, ndërsa nuk janë regjistruar incidente.

    Protesta përkonte me 5-vjetorin e trazirave në sheshin Bolotnaia të 6 majit 2012, që ishte dhe vigjilja e rivendosjes së Putin në krye të Rusisë.

    Një javë më parë, banorë të Moskës dorëzuan pranë zyrave të administratës presidenciale letra ku i kërkonin presidentit Vladimir Putin që të mos garojë për një mandat të katërt.

    Kjo formë proteste, e shoqëruar me parullën “Na ka ardhur në majë të hundës”, ishte organizuar nga lëvizja “Open Russia”, e themeluar nga Mikhail Khodorkovsky, ish-oligark dhe armik i Putin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    20 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark