Sërish telashe në asamblenë komunale të Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sërish telashe në asamblenë komunale të Prishtinës

    Insajderi
    14 July 2016 - 12:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbledhja e sotme e asamblesë komunale të Prishtinës është ndërprerë ende pa nisur mirë meqë këshilltarët e LDK-së, grupit më të madh të përfaqësuar në asamble, janë larguar nga salla.

    Ata kanë konsideruar se pesë nga dhjetë pikat e rendit të ditës kanë ardhur në seancë “në mënyrë të paligjshme”, para se të shkojnë në Komitetin për Politikë dhe Financa të komunës.

    Bashkë me grupin e asamblistëve, mbledhjen e ka braktisur edhe kryetari i asamblesë komunale, Halim Halimi i cili vjen nga LDK.

    Mbledhja është braktisur edhe nga asamblistët e PDK-së, ndërsa në cilësinë e drejtuesit të mbledhjes, këshilltari më i vjetër i asamblesë Feti Mehdiu ka thirrur një pauzë 15 minutëshe.

    Në rendin e ditës në këtë mbledhje është dashur të diskutohet Propozim-vendimi për lënie në dispozicion për diskutim publik të Propozim-planit rregullues të hollësishëm “Kalabria” në Prishtinë; Rishqyrtimi i Vendimit për lënie në dispozicion për shqyrtim publik të Propozim-planit rregullues të hollësishëm të lagjes “Kodra e Trimave 1” në Prishtinë; Rishqyrtimi i Vendimit për lënie në dispozicion për shqyrtim publik të Propozim-planit rregullues të hollësishëm të lagjes “Mati 2” në Prishtinë; Rishqyrtimi i Vendimit për miratimin e Planit rregullues të hollësishëm “Sofalia” në Prishtinë 2016-2024; Propozim-vendimi për fillimin e hartimit të Planit rregullues të hollësishëm për blloqet: B 17, B 18, B 19 dhe B 20, të lagjes “Mati 1” në Prishtinë 2016-2024; Propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale Ambasadës çeke si dhe Informatë mbi menaxhimin e hapësirave publike dhe parqeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark