Serwer: A e denoncoi ende sekretari Blinken dhunën ndaj KFOR-it në veri? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Serwer: A e denoncoi ende sekretari Blinken dhunën ndaj KFOR-it në veri?

    Insajderi
    30 May 2023 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti amerikan dhe eksperti për Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka pyetur nëse Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka dënuar dhunën e protestuesve serbë ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan.

    Kështu ka pyetur Serwer në llogarinë e tij në Twitter.

    Ky reagim i ish-diplomatit amerikan vjen pasi sekretari Blinken e kritikoi Qeverinë Kurti pasi kjo e fundit ka vendosur që me forca policore t’i asistojë kryetarët e rinj që të hyjnë në objektet komunale.

    “E ka denoncuar Sekretari Blinken akoma dhunën e djeshme ndaj KFOR-it?. Ende po pyesni se në cilën anë dëshironi të jeni?”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark