Serwer: Asociacioni nuk ishte në draftin e parë të planit franko-gjerman, QUINT’i i bëri koncesion Beogradit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Serwer: Asociacioni nuk ishte në draftin e parë të planit franko-gjerman, QUINT’i i bëri koncesion Beogradit

    Insajderi
    27 January 2023 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, refuzon Asociacionin e Komunave [me shumicë] Serbe si parakusht për një marrëveshje me Serbinë, shkroi e përditshmja vieneze “Der Standard”, raporton Insajderi.

    Ky Asociacion nuk ishte në draftin e parë të planit evropian për normalizim të marrëdhënieve, rikujtohet në analizën e gazetës austriake.

    Asociaconi, sipas “Der Standard”, nuk ka qenë në draftin e parë të propozimit, por është shtuar vetëm kohëve të fundit, dhe atë, siç thuhet në tekst, përmes një koncesioni që QUINT-i i ka bërë qeverisë serbe..

    Në një bisedë me profesorin amerikan, Daniel Serwer, ky i fundit thotë se këtë Asociacion Beogradi e kërkon “për të ushtruar kontroll”.

    Serwer ka një kritikë të qartë sa i përket Asociacionit në raport me këtë plan evropian. Sipas tij, ky propozim nuk i referohet Kushtetutës së Kosovës si bazë.

    Gjithashtu, thotë ai, propozimi franko-gjerman nuk parasheh Asociacion të Komunave shqiptare brenda Serbisë, përkatësisht për Luginën e Preshevës, raporton Insajderi.

    Problem tjetër brenda këtij plani është se pesë vende të BE’së vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosvës.

    Serwer nuk sheh as mundësi që përmes këtij plani Kosovës t’i hapet rruga drejt anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ndryshe nga zgjidhja gjermano-gjermane e vitit 1972.

    Presionin ndaj Kosovës, Serwer e sheh të lehtë, në kuptimin se është një shtet që s’ka zgjidhje tjetër përpos të ndjek rrugën evropiane dhe asaj të NATO-s.

    “Presioni ndaj Serbisë është pak e më pak. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka luajtur suksesshëm duke balancuar me Kinën dhe Rusinë dhe BE’në e ShBA’në. Kjo lojë do të duhej të kishte marrë fund”, ka thënë ai./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark