Serwer: Prania ushtarake amerikane në Kosovë është mbështetja më e rëndësishme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serwer: Prania ushtarake amerikane në Kosovë është mbështetja më e rëndësishme

    Insajderi
    21 September 2025 - 19:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Daniel Serwer, profesor në John Hopkins University, tërheq vërejtjen ndaj qeverisë në detyrë të Kosovës për rënien e raporteve bilaterale me amerikanët.

    Serwer, thotë mbështetja “më e rëndësishme” është prania ushtarake amerikane në Kosovë.

    “Mbështetja e SHBA-së është thelbësore në shumë drejtime, por më e rëndësishmja lidhet me praninë e ushtarëve amerikanë në terren. Kosova do të dëshirojë t’i mbajë ata aty. Dhe, unë mendoj se duhet të mbeten aty”, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë, Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins.

    Serwer sugjeron që Kosova t’i forcojë marrëdhëniet edhe me aleatë të tjerë, veçanërisht në kohën kur, siç thotë, SHBA-ja po shpërqendrohet nga prioritetet e tjera globale. Në mënyrë të veçantë, ai përmend Japoninë, Korenë e Jugut, Greqinë.

    “Ka opsione të tjera, edhe pse asnjëri nuk është i mirë si amerikanët. Por, nëse bashkoni një grup miqsh, mund ta kompensoni disi humbjen e vëmendjes amerikane. Nuk jam i sigurt nëse Qeveria e Kosovës po e bën këtë, dhe është e vështirë për një qeveri në detyrë ta bëjë këtë”, thotë Serwer.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark