Serwer: Vuçiqi mashtron, nuk ndërpret lidhjet me Kremlinin dhe inkurajon politika proruse në Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serwer: Vuçiqi mashtron, nuk ndërpret lidhjet me Kremlinin dhe inkurajon politika proruse në Serbi

    Insajderi
    26 March 2025 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Daniel Serwer, profesor në universitetin amerikan “Johns Hopkins”, ka komentuar nismën ushtarake të Kroacisë me Shqipërinë dhe Kosovën dhe reagimet që pati Serbia pas kësaj nisme.

    Serweri thotë se “gara e vetme” e armëve në rajon, është ajo që udhëheq Serbia për vite me radhë.

    “Serbia nuk është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Vuçiqi, thjesht, i mashtron diplomatët naivë”, thotë ai.

    Serweri shton se Beogradi vazhdon të refuzojë zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën, si dhe t’i ofrojë mbështetje politikës secesioniste në Republikën Sërpska, të udhëhequr nga Millorad Dodik.

    Po sipas tij, pushteti në Beograd, i cili nuk i ka ndërprerë lidhjet me Kremlinin as pas pushtimit rus të Ukrainës, inkurajon politika proruse si në Serbi, ashtu edhe në Mal të Zi.

    “Asnjë nga këto nuk kontribuon në paqe dhe stabilitet”, përfundon Serweri. /REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark