Seshel kundër Vuçiqit: Vetëm në këtë mënyrë e ruajmë Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Seshel kundër Vuçiqit: Vetëm në këtë mënyrë e ruajmë Kosovën

    Insajderi
    30 January 2017 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Radikale serbe, Vojsllav Sheshel ka thënë sot se Serbia mund ta ruajë Kosovën, vetëm nëse zgjedh të integrohet me Rusinë.

    Sheshel ka kundërshtuar politikat e kryeministrit aktual serb, Aleksandar Vuçiq, i cili sipas Sheshelit “po qëndron ulur në dy karrige” – atë të Bashkimit Evropian dhe atë të Rusisë.

    Sheshel i ka bërë thirrje kryeministrit serb që të integrohet me Rusinë, pasi sipas tij kjo është e vetmja mënyrë që Serbia mund ta ruajë Kosovën.

    “Vuçiq mendon se mund të ulet në dy karrige: që mund ta ruajë miqësinë e vërtetë me Rusinë dhe të integrohet në BE. Këto dy gjëra janë të papajtueshme. Serbia mund të ruajë Kosovën vetëm me ndihmën e Rusisë”, ka thënë Sheshel në një intervistë me televizionin kombëtar të Rusisë.

     

    Sheshel gjatë vitit të kaluar është liruar nga akuzat për krime lufte në Bosnjë, për të cilat ishte nën akuzë nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark