
Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), u shpreh skeptik për seancën e të hënës se mund që VV-ja t’i siguroj votat, raporton Periskopi.
Ai për Periskopin ka thënë se PDK-ja do të veprojë njëjtë si herat e kaluara.
“Kjo nuk është në dorën tonë. Ne do të veprojmë njëjtë siç kemi vepruar në të dyja rastet kur është votuar kandidatja për kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ajo që pritet të ndodh është nëse kjo parti arrin me pas shumicën me partnerët e koalicionit që pretendon me i pas në këtë rast atëherë normalisht nëse arrin me i pas 61 deputetë do ta zgjedhin këtë çështje dhe do ta kemi kryetaren e re të Kuvendit. Unë jam shumë skeptik duke e parë situatën brenda, duke e parë atmosferën brenda…”, tha Tahiri.