Skuadra e Unay Emery mposhti 3-1 Liverpool në finalen e luajtur në Bazel të Zvicrës, pavarësisht se pjesa e parë u mbyll 1-0 për anglezët. Spanjollët do të marrin pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm, ndërsa të dielën do të luajnë ndaj Barcelonës në Kupën e Mbretit.
Dhjetë minuta para fundit të pjesës së parë, Daniel Sturridge kaloi në avantazh skuadrën e Jurgen Klopp, pavarësisht se Sevilla kishte luajtur më mirë deri në ato minuta. “Të kuqtë” e mbyllën pjesën e parë në avantazh, duke krijuar iluzionin e fitores, por 17 sekonda pas fillimit të pjesës së dytë, Sevilla barazoi kur pas një aksioni personal, Mariano i dha mundësinë Kevin Gameiros të shënonte me portën e boshatisur. (Telesport.al)