×
  • Lajme
  • Lajme

    Sezoni turistik, Rama: Abuzuesit të lirojnë hapësirat që nuk iu takojnë

    Insajderi
    29 June 2021 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se personat që kanë zënë hapësira që nuk iu takojnë në plazhe duhet t’i lirojnë sa më parë.

    “Plazhet janë të qytetarëve, për aq sa subjektet private janë të përfshira në procesin e garantimit të një sezoni turistik, kanë përgjegjësi aty ku u eshë njohur ligjërisht. Skema e re e administrimit të hapësirës së plazheve ka krijuar më shumë të ardhura për bashkitë dhe më shumë hapësira për qytetarët që nuk dëshirojnë të jenë pjesë e hapësirave ku plazhi administrohet nga privatët”.

    “Besoj që përtej disa rasteve që janë bërë publike, në tërësi baza është pozitive, por në ditët në vijim kjo bazë duhet konsoliduar në mënyrë që korriku dhe gushti të jenë absolutisht të garantuara në këtë aspekt. Subjektet që nuk janë aty ku janë vendosur duhet të largohen vetë, dhe të mos humbasin edhe atë bazë materiale që kanë siguruar, sepse do t’iu merret dhe nuk do t’iu jepet më mbrapsht”, ka deklaruar shefi i qeverisë shqiptare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark