Shakaja e tre të rinjve që shumë media e botuan si të vërtetë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shakaja e tre të rinjve që shumë media e botuan si të vërtetë

    Insajderi
    08 June 2016 - 20:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas asaj që thuhet të ketë qenë një party shumë i gjatë, tre britanike rreth 20 vjeç që punojnë në një restot turistik në Qipro, e kanë gënjyer me qëllim një portal në Australi “news.com.au” duke deklaruar se kanë përfunduar në Siri.

    Disa media britanike kanë gjetur se kjo ishte një shaka. Dhe këtë e kanë zbuluar vet të përfshirët në këtë ngjarje pasi kanë shpërndarë lajmin dhe kanë nisur të tallen me të.

    “The Independent” dhe “Telegraph” kanë raportuar se këta të tre të rinj, kanë postuar edhe fotografi të rreme në “Instagram” dhe “Snapchat” për të krijuar alibinë e ngjarjes se ata përfunduan nga një ndejë me anije në luftën e Sirisë.

    snap

    Portali australian kishte bërë një intervistë me Levis një nga tre të rinjtë, i cili me qëllim kishte sajuar storie sesi kinse pas një party në resort, në mëngjes ata kishin shkuar në det për të parë fillimisht një spektakël të delfinëve dhe më pas kishin hipur në një anije që i kishte “rrëmbyer”.

    Por më vonë i njëjti ka shpjeguar në faqen e tij në Facebook, se kur e kanë parë që gazeta australiane e ka marrë si të vërtetë atë çfarë ka thënë, kanë filluar edhe mediat e tjera.

    “Gazetarët nga e gjithë Britania janë duke u përpjekur për të rënë në kontakt me ne. Kjo është vërtetë qesharake”, ka shkruar ai.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark