Gazetari dhe komentatori i njohur shqiptar, Dritan Shakohoxha e ka ngritur në qiell Edon Zhegrovën.
Ai u shpreh se “Kosova dhe shqiptarët duhet të jenë të nderuar që e kanë të tyrin një lojtar të kalibrit të yllit të Lillet”
Sipas tij, 25 vjeçari duhet të ruhet si sytë e ballit dhe të trajtohet më mirë, në mënyrë që të shijohet loja e këtij djaloshi të artë.
“Zhegrovën na e ka dhuruar Perëndia, duhet ta ruajmë, ta rrethojmë, të jetë sa më i paprekshëm nga agjentët rreth vetes se është fat i paparë që Kosova, apo që një personazh si ai luan për shqiptarët.”