Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka publikuar një video ku flet për UÇK-në.
I pyetur se ku ka mbështetur besimin se do ia dilnin me UÇK-në, ai dha një përgjigje frymëzuese.
Ai tregoi se gjithçka filloi nga një grup i vogël ushtria për të arritur më vonë deri të pavarësia. “Një grup i vogël miqësh atdhetarësh dhe veprimtarësh që ishin përgatitur për ta ndryshuar gjendjen e pushtimit e kishim një besim për të ardhmen tonë. Kishim besim në punën tonë dhe idealet që kishim trashëguar. Ishim pak por filluam të rritnim dita ditës dhe besimi shtohej duke parë njerëzit që sakrifikonin dhe më fund rezultoj me atë që është pika më kulmore me idealet e Adem Jasharit dhe luftëtarëve tonë që përfundoi me shtet-ndërtimin e vendit dhe pavarësisë së Kosovës”, tha kandidati për deputet.