Shala: Gjykata Speciale po vazhdon përpjekjet për të njollosur luftën tonë çlirimtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala: Gjykata Speciale po vazhdon përpjekjet për të njollosur luftën tonë çlirimtare

    Insajderi
    07 December 2024 - 10:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Endrit Shala, kandidat për deputet nga NISMA Socialdemokrate ka reaguar ndaj zhvillimeve të sotme në Dhomat e Specilaizuara të Hagës, ku është ngritur aktakuzë e re ndaj Hashim Thaçit, Hajredin Kuçit, Isni Kilajt, e Bashkim Smakajt.

    Ai tha se Gjykata Speciale po vazhdon përpjekjet për të njollosur luftën tonë çlirimtare dhe për të përndjekur padrejtësisht ata që luftuan për lirinë e Kosovës.

    Sipas tij po bëhet përsekutim i padrejtë.

    “Ky përsekutim i padrejtë, i turpshëm dhe i papranueshëm duhet të ndalet menjëherë! Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte dhe mbetet simbol i sakrificës, krenarisë kombëtare dhe vlerave më të larta të lirisë, asnjë gjykatë nuk mund të deformojë këtë të vërtetë historike. Heshtja e Kuvendit të Kosovës përballë këtyre padrejtësive është po aq e papranueshme sa veprimet e kësaj gjykate. Deputetët e Kuvendit, veçanërisht ata të Komisionit Legjislativ, kanë dështuar të mbikëqyrin zbatimin e ligjit dhe të mbrojnë dinjitetin e shtetit dhe të qytetarëve të tij. Është koha e fundit që ata të kalojnë nga fjalët boshe në veprime konkrete, është obligim ligjor dhe moral përballë popullit dhe sakrificës së dëshmorëve. Mjaft më me heshtje dhe neglizhencë”, shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark