
Kandidati për Deputet-NISMA Socialdemokrate, Endrit Shala, ka njoftuar se sot kanë mbajtur takim me kandidatët për deputetë të kësaj partie ku kanë diskutuar për mobilizimin dhe organizimin e strukturave për fushatën zgjedhore.
Shala thotë se me përkushtimin dhe energjinë e secilit prej nesh, dhe vizionin e qartë të kryetarit Fatmir Limaj, jemi gati të rikthejmë zërin e juaj në Kuvend.
Tutje ai thotë se do të vazhdojnë ta dëshmojnë se angazhimi i tyre është për veprime konkrete që sjellin ndryshimin.
“Me moton tonë #veçVEPRA, do të vazhdojmë të dëshmojmë se angazhimi ynë është për veprime konkrete që sjellin ndryshimin që vendi ynë ka nevojë“.
Postimi i plotë:
Sot, në takim me kandidatët për deputetë të NISMA Socialdemokrate, diskutuam për mobilizimin dhe organizimin e strukturave tona për fushatën zgjedhore. Me përkushtimin dhe energjinë e secilit prej nesh, dhe vizionin e qartë të kryetarit Fatmir Limaj, jemi gati të rikthejmë zërin e juaj në Kuvend.
Me moton tonë #veçVEPRA, do të vazhdojmë të dëshmojmë se angazhimi ynë është për veprime konkrete që sjellin ndryshimin që vendi ynë ka nevojë. Ky është momenti për të bashkuar energjitë tona dhe për të ndërtuar së bashku të ardhmen që meriton Kosova!