×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala i Nismës: Ne jemi të vendosur që t’i japim Drenicës dhe gjithë Kosovës atë që e meriton

    Insajderi
    04 December 2024 - 22:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për Deputet-NISMA Socialdemokrate, Endrit Shala, ka njoftuar se sonte në Skenderaj, zemrën e Drenicës, bashkë me kryetarin Fatmir Limaj, gjeneral Nuredin Lushtakun dhe kandidatët për deputetë nga Nisma dhe Ideali për Skenderaj, kanë takuar strukturat e përkushtuara dhe të palodhura në mbështetjen e vizionit tyre.

    Shala ka thënë se ky takim nuk ishte thjesht një aktivitet politik, por një shprehje e vlerave

    “Përkushtimi ndaj qytetarëve tanë, respekti për historinë tonë dhe vendosmëria për të sjellë rezultate konkrete për Kosovën”.

    Tutje ai ka thënë se me 9 shkurt i zgjedhin veprat mbi fjalët.

    “Drenica ka qenë gjithmonë simbol i krenarisë dhe sakrificës për Kosovën. Me këtë bashkim forcash dhe vizionesh, ne jemi të vendosur që t’i japim Drenicës dhe gjithë Kosovës atë që e meriton: zhvillim ekonomik, institucione të forta dhe përfaqësim të ndershëm.

    Më 9 Shkurt, zgjedhim veprat mbi fjalët!”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 December 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark