Behxhet Shala, nga Këshilli për Mbrojtjen dhe Liritë e njeriut ka deklaruara se Naim Makolli, tashmë i vdekur në burgun e Lipjanit, asnjëherë nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore nga ky këshill.
Sipas Shalës, KMDLNj ka kontaktuar me të edhe sa ka qenë në qendrën e paraburgimit në Prizren edhe pasi është dërguar në Lipjan, por se asnjë herë nuk ka pasur ankesa për gjendjen shëndetësore.
“Ne si Këshill asnjëherë nuk kemi pranuar asnjë kërkesë nga vet Makolli, familjarët apo avokati, që kërkon trajtimin mjekësorë qoftë në qendrën ose në institucionet tjera shëndetësore”
“Ne bisedë më qendrën në Lipjan e kemi kuptuar se ai është trajtuar nga qendra ambulatore aty, por nuk ka pasur ndonjë problem serioz veç se është ankuar për probleme me lukth”, deklaroi Shala për Insajderin.
Sipas Shalës nuk duhet menjëherë të politizohen rastet e tilla po të pritet raporti zyrtar i autopsisë.
“Rasti është nën hetime dhe në proces të autopsisë, prandaj duhet të pritet raporti zyrtar pasi që vetëm ata mund të japin arsyet dhe rrethanat e vdekjes së Makollit. Askush nuk duhet as të keqpërdorë as ta politizoj një vdekje të tillë”, tha Shala.
Ai ka kritikuara mos njoftimin e shpejtë për vdekjen e tij nga Shërbimi Korrektues. Ndërkohë që ka kërkuar që të shtohet kujdesi shëndetësorë brenda institucioneve korrektuese me qëllim të kujdesit më të madhe të të burgosurve por edhe për të shmangur situatat e vdekjeve apo vetëvrasjeve, pasi që thotë se nuk ka kapacitete profesionale për trajtimin e rasteve të rënda.
Sipas Shalës Makolli ka qenë shumë i afërt me Astrit Deharin gjatë kohës sa kanë qenë në qendrën e paraburgimit në Prizren, dhe i pari që ka dhënë një deklaratë për gjithçka qe ka ditur rreth vdekjes së Deharit.
“Në si këshill kemi qenë të parët qe kemi marrë një deklaratë nga ai për vdekjen e Dehartit, këtë Makolli e ka bërë me bashkëpunim shumë të ngushtë me ne duke e përshkruar deri në detaje se çka ka parë atë ditë, ai ka deklaruar se Dehari ka pasur puls gjatë kohës sa ka qenë në qendër”, tha Shala.
Naser Makolli, i burgosur në Lipjan ka vdekur dje në mesditë, vdekja e tij është konstatuar në qendrën Emergjencën Mjekësisë Familjare në këtë komunë rreth orës 13:00. Mirëpo në raportin zyrtarë të mjekut thuhet se paraditen e së hënës gjendja shëndetësore e Makollit ka qenë stabile.
“Dje në mëngjes, i burgosuri prapë është kontrolluar nga mjeku i burgut dhe, sipas tij, nuk ka pasur ndonjë çrregullim tjetër serioz dhe se të gjitha shenjat vitale kanë qenë në normë”, thuhet në raportin e mjekut Milazim Gjocaj. /Insajderi.com