Marrëdhëniet mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lënë për të dëshiruar, madje së fundmi mes tyre ka pasur dhe ‘përplasje’.
Sipas analistit Krenar Shala, kjo ‘përplasje’, përveç përmbajtjes politike ka edhe përmbajtje inatesh mes njëri-tjetrin.
“Mendoj se përplasja mes liderëve të Kosovës dhe Shqipërisë, përpos përmbajtjes politike, ka edhe përmbajtje inatesh dhe këto datohen që nga viti 2018, kur në Kosovë, filluan të diskutoheshin planet për shkëmbimin territorial, apo ndarjen e Kosovës. Pozicionin i Ramës, shkaktoi tension tek një pjesë e madhe e politikës në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, nuk ka bërë ndonjë shkelje të ndonjë parimi demokratik, sepse tek e fundit të gjithë qytetarët e botës, kanë të drejtë të angazhohen për kauza të drejta të angazhohen për kauza të drejta. Përderisa një kauzë nuk nxit dhunë, nuk nxit terrorizëm,mendoj se Kurti ka pasur të drejtë,” tha Shala për Ora News.