Shala uron djalin e Jakup Krasniqit: Ardhja dhe kandidimi i Altinit në listën tonë për deputetë është vlerë e shtuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala uron djalin e Jakup Krasniqit: Ardhja dhe kandidimi i Altinit në listën tonë për deputetë është vlerë e shtuar

    Insajderi
    09 December 2024 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka uruar djalin e Jakup Krasniqit, Altinin, për kandidimin e tij për deputet nga radhët e kësaj partie.

    Shala ka thënë se kandidimi i djalit të Jakup Krasniqit, Altinit, është vlerë e shtuar.

    Ai po ashtu ka thënë se kjo vlerë s’është vetëm për trashëgiminë historike të babait të Altinit, Jakupit, por edhe për atë që përfaqëson vetë Altini si profesionist i ri.

    “Një kafe me Altinin, djalin e bacës Jakup dhe me mikun, bashkëveprimtarin e ish deputetin, Enver Hoti. Ardhja dhe kandidimi i Altinit në listën tonë për deputetë është vlerë e shtuar – jo vetëm për trashëgiminë historike e politike të babait të tij, por edhe për atë që përfaqëson Altini si profesionist i ri dhe i angazhuar. Të priftë e mbara, Altin!’’, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark