Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka vizituar kullën-muze të Ahmet Delisë, ku u prit nga pasardhësi i tij, Adem Ahmeti.
Shala tha se kjo vizitë ishte një moment për të nderuar të kaluarën heroike të popullit shqiptar dhe për t’u mbushur me energji e frymëzim për të ardhmen.
“Shqiptarët ndër dekada e shekuj kanë luftuar për liri. Kurrë në Drenicë e në Kosovë nuk ka pushuar pushka për liri. Nuk vinte një pranverë pa dëshmorë. Krejt kjo sakrificë shekullore kulmoi dhe triumfoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila nuk do të ngadhënjente sikur të mos ishte fara e mbjellur që nga Ahmet Delia dhe brezi i tij heroik“, ka shkruar Shala.
Ferat Shala kandidon me numrin 12 në zgjedhjet e 9 shkurtit.