Shantazhet ndaj Drejtorit të Doganave/ Rama ‘kryqëzon’ Irfan Hysenbelliun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shantazhet ndaj Drejtorit të Doganave/ Rama ‘kryqëzon’ Irfan Hysenbelliun

    Insajderi
    22 July 2022 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Doganave Gent Gazheli akuzoi dje Irfan Hysenbelliun për gjobëvënie dhe shantazh, sipas tij me qëllim për të mos zbatuar ligjin fiskal ndaj bizneseve të Fanes dhe rrethit të tij.

    Akuzat në distancë kanë vijuar edhe ditën e sotme, ku Gazheli në një postim të gjatë thekson se Irfani i është betuar që nuk do ia falë borxhet që ia ka shtetit.

    Ai shton se nuk do të hapë gjyq për shpifjet për momentin, por zotohet se asgjë nuk do ta lëkundë në zbatimin e ligjit fiskal.

    Pas këtyre deklartave ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama i cili në një postim në Tëitter shkruan se si mund të luftohet shpifja në këtë vend, ku jo vetëm media që shpif apo akuzon, po edhe mediat e tjera s’ia japin të drejtën e fjalës personit publik të akuzuar.

    “Pyetja ime është: Si luftohet me shpifjen apo qoftë edhe me akuzat legjitime në këtë vend,kur jo vetëm media që shpif apo akuzon, po edhe mediat e tjera s’ia japin të drejtën e fjalës personit publik të akuzuar,nëse ky i fundit flet hapur për një shantazh nga një pronar mediash?!”/E.T-CNA.al

    Shantazhet ndaj Drejtorit të Doganave/ Rama ‘kryqëzon’


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark