"Shantazhi e kërcënimi si mjet komunikimi"- jep dorëheqje një zyrtarë i lartë i Inspektoratit të Punës, le pas akuza të rënda - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shantazhi e kërcënimi si mjet komunikimi”- jep dorëheqje një zyrtarë i lartë i Inspektoratit të Punës, le pas akuza të rënda

    Insajderi
    19 August 2025 - 15:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     U.d Udhëheqësi i Divizionit të Statistikave në Inspektorat Qendror i Punës, Labinot Jashari ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për shkak të, siç thotë ai, kërcënimeve e shantazheve të vazhdueshme në ambientet e Inspektorati Qendror të Punës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në letrën e dorëheqjes të cilën e ka parë Insajderi, Jashari hedhë akuza të rëndë lidhur me vendin e punës që la. Ai thotë se është krijuar një ambient denigrues në çdo kuptim: Profesionalisht, njerëzisht dhe në aspektin etik.

    Në një vend pune ky vendimmarrja ndikohet nga mllefi personal, ku shantazhi e kërcënimi përdoren si mjet komunikimi dhe ku vlerat zëvendësohen me intriga dhe lojëra të ulëta, nuk ka më as motiv e as arsye për të qëndruar”, shkruan mes tjerash në letrën e dorëheqjes./ Gazeta Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark