Policia ka arrestuar një person i cili është denoncuar nga një femër për shantazh përmes rrjeteve sociale.
Ngjarja ka ndodhur në Lipjan.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, shkruan Insajderi.
Raporti i plotë:
Lipjan / 16.05.2024 – NN. Më 20.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara, është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se i njëjti e kishte kanosur dhe shantazhuar përmes rrjeteve sociale viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.