Policia e Kosovës njofton se kanë arrestuar një person si të dyshuar për veprën penale të shantazhit ndaj viktimës femër, shkruan Insajderi.
Prishtinasi e shantazhoi vajzën përmes disa fotografive me te cilat mund ti cenohej integriteti personal në këmbim të parave.
Sipas raportit të policisë i njejti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
” I dyshuari mashkull kosovar ka shantazhuar viktimën femër kosovare duke i kërkuar kompensim me mjete materiale në të kundërtën do t’ia publikon disa foto viktimës me te cilën ja cenon integritetin personal të viktimës. I dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje, rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh.