Shaqir Totaj: Hajrullah Çeku e ka ditur se e ka të humbur në Prizren, u frikësu, erdhi në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Shaqir Totaj: Hajrullah Çeku e ka ditur se e ka të humbur në Prizren, u frikësu, erdhi në Prishtinë

    Insajderi
    12 September 2025 - 23:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shaqir Totaj, kryetari i Prizrenit tha se e njeh mirë këtë qytet dhe sipas tij ai kryetar që nuk e njeh qytetin e vet nuk mund të jetë i suksesshëm.

    “Qyteti [Prizreni] është pjesë e identitetit tim personal. Do të thotë, unë më përpara do ta lëshoja Kosovën sesa Prizrenin. E njoh shumë mirë atë qytet, atë mentalitet dhe funksionojmë në një bashkëdyzim, në një bashkëveprim, dhe kjo ka qenë një parakusht themelor për të qenë i suksesshëm. Unë mendoj se një kryetar që nuk e njeh qytetin e vet nuk mund të jetë kryetar i suksesshëm”, u shpreh ai.

    Tutje, Totaj tha se nuk është duke folur për Hajrullah Çekun, pasi sipas tij ai nuk është kundërshtari i tij në këtë garë.

    “Për Hajrullah Çekun nuk po flas, sepse nuk është kundërkandidat i imi, sepse iu ka friguar garës dhe ka ikur në Prishtinë… ai e ka ditur që në Prizren e ka të humbur dhe ka menduar që në Prishtinë ka më tepër gjasa, por ajo është një pjesë tjetër”, tha Totaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark