
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për fushatën në këtë qytet, ku ai është duke kandidatura edhe për një mandat si kryetar.
Totaj ka thënë se gjasat janë maksimale që ta mbajnë pushtetin.
Ai ka vlerësuar Prizrenin si qytet me zhvillim ekonomik e qytet me shumë vlera.
‘‘Kemi pasur shumë takime. Asnjëherë s’mundesh me i arrit të gjithë. Kemi pas kontakte të mjaftueshme, dhe disponimi dhe atmosfera janë relativisht janë të mira. Përpara se me qenë Jerusalem i PDK, Prizreni është qytet me shumë vlera, është qytet me zhvillim ekonomik, me diversitet, gjasat janë maksimale që do ta mbajmë pushtetin. Unë jam optimist me vetëbesim të plotë’’, ka thënë ai në T7.