Shaqiri dhe Ajeti shkëlqejnë, Baseli një hap larg titullit në Zvicër - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Shaqiri dhe Ajeti shkëlqejnë, Baseli një hap larg titullit në Zvicër

    Insajderi
    04 May 2025 - 19:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Falë paraqitjeve të shkëlqyera të dy futbollistëve me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Albian Ajeti, Baseli është shumë pranë titullit kampion në Superligën e Zvicrës.

    Dyshja Shaqiri–Ajeti udhëhoqën skuadrën drejt një fitoreje bindëse 5-1 në derbin ndaj Servettes, të zhvilluar të dielën në kuadër të play-offit, shkruan Insajderi.

    Në kampionatin zviceran kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund, ndërsa me këtë triumf, Baseli ka bërë një hap të madh drejt titullit të parë që prej vitit 2017.

    Shaqiri zhbllokoi rezultatin në minutën e 28-të pas asistimit të Ajetit, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë, rolet u ndërruan — Shaqiri asistoi për golin e Ajetit.

    Në minutën e 38-të, Ajeti realizoi edhe golin e dytë personal, duke e mbyllur pjesën e parë 3-0 për Baselin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark