Shaqiri e refuzon trajnerin e Zvicrës: Dera është e mbyllur - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Shaqiri e refuzon trajnerin e Zvicrës: Dera është e mbyllur

    Insajderi
    22 May 2025 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas konferencës për shtyp të kombëtares në mëngjes, pyetja e parë e gazetarëve për Xherdan Shaqirin ishte e pritshme.

    Murat Yakin shpjegoi se e kishte kontaktuar Shaqirin për ta uruar për titullin kampion dhe i kishte thënë se dera për rikthim në kombëtare mbetet e hapur.

    Megjithatë, në konferencën për media të Baselit, Shaqiri tha se dera mbetet e mbyllur

    “Kam dëgjuar që është shkruar diçka në media. Kam marrë kaq shumë mesazhe pas kampionatit, duhet të shikoj me qetësi nëse ka ndonjë nga Murati. Është gjithmonë e këndshme kur trajneri i kombëtares mendon për ty. Por ju i dini mendimet e mia për kombëtaren. Ato mbeten të pandryshuara. Jam shumë i kënaqur me situatën siç është.” Edhe pse “kurrë mos thuaj kurrë” ende vlen, për momentin dera është e mbyllur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark