Futbollistët kosovarë po e vazhdojnë shkëlqimin në futbollin zviceran.
Xherdan Shaqiri dhe Donat Rrudhani kanë qenë protagonistë në ekipet e tyre në xhiron e 18-të të kampionatit zviceran.
Ndonëse Baseli i tij humbi 0:1 nga Grasshoppers, Shaqiri ishte më i miri në fushë dhe e mori notën 8,4 nga faqja e specializuar – “WhoScored”.
Ish-përfaqësuesi zviceran i ka realizuar 5 gola dhe i ka dhuruar 8 asistime në 14 ndeshje të zhvilluara në Superligën e Zvicrës deri tash.
Krahas tij, në ekipin ideal të javës në ligën elitare zvicerane u fut edhe Donat Rrudhani.
Përfaqësuesi kosovar bëri paraqitje të jashtëzakonshme me Luzernin, ndërsa u zgjodh edhe lojtari më mirë i javës në krejt superioren zvicerane.
Futbollisti anësor e mori notën 9,4, ndërsa e shënoi një gol dhe asistoi një herë në fitoren spektakolare të Luzernit me rezultat 4:2 ndaj Winterthurit në udhëtim.
Mbrojtësi i majtë i Kosovës i ka realizuar 5 gola dhe i ka bërë 3 asistime në 16 ndeshje të luajtura në Superligën zvicerane këtë sezon deri tash./Express