Shaqiri e vlerëson Zvicrën “favorite të fshehtë” të Evropianit - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Shaqiri e vlerëson Zvicrën “favorite të fshehtë” të Evropianit

    Insajderi
    02 July 2025 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Zvicër sot fillon Kampionati Evropian për futbolliste. Dhe Xherdan Shaqiri, njëri prej figurave kryesore në futbollin e Zvicrës, vlerëson se përfaqësuesja helvetike ka gjasa për ta fituar Evropianin.

    “Kemi ekip të mirë përfaqësuese. Shoh një zhvillim të qartë dhe për mua Zvicra është favorite e fshehtë”, ka thënë Shaqiri për “Blick”.

    Shaqiri ka përvojë në ngjarjet e mëdha dhe e di se çka është e rëndësishme në kampionate. Ai ka përvojë nga katër Kampionate të Botës dhe tri Kampionate Evropiane.

    “Në turne është e rëndësishme që të rritesh së bashku si ekip. Dhe një turne në vendin tuaj është diçka unike. Futbollistet thjeshtë duhet ta shijojnë atë”, ka thënë Shaqiri që me Baselin po përgatitet në Austri për edicionin e ardhshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark