Shaqiri shënon dy gola vendimtar, e bën Baselin lider të ri në Zvicër – Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Shaqiri shënon dy gola vendimtar, e bën Baselin lider të ri në Zvicër

    Insajderi
    06 February 2025 - 23:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xherdan Shaqiri ka qenë sërish vendimtar për skuadrën e Baselit në elitën e futbollit zviceran.

    Ylli kosovar ka shkëlqyer në fitoren e Baselit 2-1 ndaj Luzernit, fitore që i ka ngritur në krye të Superligës së Zvicrës gjigantin zviceran.

    Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e parë me Winkler.

    Por në minutën e katërt të ndeshjes, Xherdan Shaqiri barazoi shifrat në 1-1 nga penalltia.

    Në pjesën e dytë Shaqiri sërish ishte vendimtar dhe përsëri nga pika e bardhë duke shënuar në minutën e 57-të për 2-1.

    Për 76 minuta në fushë, Shaqiri u vlerësua me notën 7,5 nga SofaScore.

    Me këta dy gola Shaqiri shkon në kuotën e tetë golave në kampionat dhe ka 11 asistime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark