Shaqirit e Ajetit mund t’iu bashkohet edhe një shqiptar te Baseli - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Shaqirit e Ajetit mund t’iu bashkohet edhe një shqiptar te Baseli

    Insajderi
    29 July 2025 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy lojtarëve me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqirit dhe Albian Ajetit mund t’u bashkohet në Basel një tjetër futbollist i ri kosovar.

    Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Agon Rexhaj, anësorin e djathtë, i cili është pjesë e akademisë së këtij klubi.

    “Blick” shkruan se së paku ai do të ushtrojë me ekipin e parë të Baselit, ndërsa do të luajë me ekipin U21.

    Më tutje, raportimi i mediumit zviceran shton se ai gradualisht do të bëhet pjesë e ekipit të parë të Baselit, ku ai është zhvilluar për shumë vjet si futbollist.

    Rexhaj është pjesë edhe e Zvicrës U18, me të cilën ka tri ndeshje dhe një gol të shënuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark