Sharje e tentim sulmi fizik para syve të Unikkatilit në varrimin e vëllait të tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sharje e tentim sulmi fizik para syve të Unikkatilit në varrimin e vëllait të tij

    Insajderi
    06 March 2025 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Gurrakoc të Klinës iu dha lamtumira e fundit, reperit 42-vjeçar Mentor Palokajt, i cili u gjet i vdekur pak ditë më parë në një banesë në Prishtinë.

    Në varrim mori pjesë edhe vëllai i tij, reperi Unikkatil.

    Ai ka falënderuar të pranishmit që kanë shkuar në varrim, dhe tha se vëllai i tij ka qenë trim e sypatrembur.

    ‘‘Vëllai i jemi me siguri plot prej juve këtu i ka pas për zemre, garant e doni shumë. Faleminderit që keni ardh. Ishallah shihna me të në botën tjetër. Njeri trim, sypatrembur’’, ka thënë ai mes tjerash.

    Ndërkohë, derisa njerëzit ishin duke u shpërndarë – disa persona u shanë dhe tentuan të kapen fizikisht mu para syve të Unikkatilit, për arsye që ende nuk dihen.

    Por, njerëzit që ishin aty ndërhynë menjëherë dhe i ndanë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark